You are here
Home > Kombëtarja > Video dhe refuzimi që po flasin të gjithë, dy gafat e mëdha para Francë-Shqipëri

Video dhe refuzimi që po flasin të gjithë, dy gafat e mëdha para Francë-Shqipëri

Francë-Shqipëri ka nisur me një incident të padëgjuar më parë. Një problem i madh i organizatorëve, që kishin ngatërruar himnin e Shqipërisë. Në vendin e saj, ishte vendosur himni i Andorrës, Kombëtare kjo me të cilën Franca do të luajë të martën.

Pra organizatorët e sollën shumë më shpejt nga ç’duhej rivalin e radhës në shtëpinë e tyre, duke harruar se po përballeshin me kuqezinjtë. Lojtarët shqiptare refuzuan që të dilnin në fushë pa u luajtur himni i saktë.

Të njëjtën qendrim pati edhe stafi kuqezi, së bashku me tifozat që ndodheshin në stadium. Por sikur të mos mbyllet këtu, edhe personi që fliste në megafonin e stadiumit ka bërë një gafë të madhe duke u shprehur: “Tani e ka radhën Armenia”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top