You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Berat Gjimshiti bën edhe sulmuesin, i dhuron fitoren dramatike Atalantës

VIDEO/ Berat Gjimshiti bën edhe sulmuesin, i dhuron fitoren dramatike Atalantës

Atalanta ka fituar ndaj Veronës me rezultatin 3-2 në një ndeshje dramatike. Jo pak, por dy herë i është dashur ekipit nga Bergamo për të barazuar rezultatin. Më pas në minutën e 91 të takimit, atëherë kur pritej që të dyja skuadrat të ndaheshin me një pikë, ishte Berat Gjimshiti që dërgoi topin në rrjetë.

Madje këtë herë jo me kokë siç jemi mësuar të shohim prej tij, por duke e dërguar topin në rrjetë me këmbë dhe duke shfrytëzuar gabimin e vendosjes së mbrojtjes kundërshtare.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top