You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Armando Sadiku shënon pa e parë portën, i mrekullueshëm te Malaga

VIDEO/ Armando Sadiku shënon pa e parë portën, i mrekullueshëm te Malaga

Armando Sadiku ka gjetur formën e tij më të mirë te Malaga dhe për këtë nuk ka askush dyshime. Sulmuesi shqiptar është “abonuar” me golin teksa tund rrjetën e kundërshtarëve në pjesën më të madhe të rasteve.

Në ditën e sotme ishte radha e Gironas, ndërsa po vazhdon ende të luhet kjo përballje që gjendet në shifrat 2-0. Lojtari shqiptar ka arritur të realizojë në minutën e 50 duke dëshmuar të gjithë nuhatjen që ka me golin.

Pas një krosimi nga krahu i majtë i sulmit të Malagas, Sadiku i shpëton bukur markimit të mbrojtësave kundërshtarë dhe pa e parë fare portën, e ka dërguar topin me kokë në cepin e rrjetës. Menjëherë ka nisur edhe festa, ndërsa ky ishte goli i 13 me Malagan në këtë sezon.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top