You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ 9 golat e Sadikut në 30 sekonda, Lugano i tregon tifozëve se kush është…shqiptari

VIDEO/ 9 golat e Sadikut në 30 sekonda, Lugano i tregon tifozëve se kush është…shqiptari

Armando Sadiku është një nga lojtarët që i ka munguar ndjeshëm Kombëtares tonë. Tashmë ka hedhur pas dëmtimin, ku i është rikthyer fushave të blerta dhe çdokush pret me padurim rikthimin e formës së tij fizike më të mirë. Për këtë gjë ka menduar edhe ekipi i tij, Levante, teksa e kanë transferuar sulmuesin tek skuadra e Luganos.

Pikërisht tek klubi zviceran, ai u bë i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Me Luganon, Sadiku ka mundur që të shënojë edhe 9 gola tepër të rëndësishëm për këtë klub. Këto finalizime, Lugano ia kujton futbollistit shqiptar brenda 30 sekondave, ku ditën e sotme ka postuar edhe një video për të rifreskuar realizimet.

Tani bomberi kuqezi ka një sfidë tjetër, që brenda 6 muajve që do të jetë tek skuadra zvicerane, të arrijë të rifitojë formën e tij më të mirë dhe të jetë gati për Kombëtaren në periudhën e marsit, atëherë kur fillon edhe faza e kualifikueseve të Europianit 2020. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top