You are here
Home > Futboll Bota > Vetëm 6 minuta në fushë, lojtarët e Barcelonës kërkonin largimin e Elseid Hysajt

Vetëm 6 minuta në fushë, lojtarët e Barcelonës kërkonin largimin e Elseid Hysajt

Barcelona ka fituar takimin miqësor të zhvilluar gjatë Napolit në mesnatë, duke fituar me rezultatin 2-1. Në përballjen e luajtur në Amerikë, atje ku po mbyllen edhe përgatitjet e fundit nga këto skuadra, stadium ka qënë i stërmbushur.

Hysaj i është bashkuar Napolit, pavarësisht se u përfol se emri i tij nuk gjendej në listë për t’u përgatitur në këtë turne. Madje mbrojtësi shkodran ishte protagonist në minutën e 82 të takimit.

Megjithëse u aktivizua vetëm në minutën e 76, dashamirësia e kryesorit të ndeshjes e mbajti ende në lojë. Në një kundërsulm të shpejt të Dembele, Hysaj si lojtari i fundit e kishte të pamundur që të konkurronte me shpejtësi lojtarin katalanas, duke zgjedhur që t’i bëj një faull taktik. Futbollistët spanjoll kanë kërkuar ndëshkimin me kartonin e kuq dhe shpjegime nga gjyqtari, që e kaloi vetëm me një të verdhë këtë situatë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top