You are here
Home > Futboll Bota > Veproi si Sadiku kundër trajnerit pas golit të shënuar, Besar Halimi largohet nga skuadra

Veproi si Sadiku kundër trajnerit pas golit të shënuar, Besar Halimi largohet nga skuadra

Besar Halimi nuk po i merr më të mirën karrierës së tij, pavarësisht aftësive të mëdha që zotëron. Me klasin që ka padyshim që flasim për një nga futbollistët më të mirë të Kosovës, që çuditërisht situata në klub nuk i buzëqesh aspak.

Nga ekipi i Mainzit mesfushori shqiptar u transferua te Brondby, atje ku nuk po i gjen hapësirat e duhura. Në sezonin e shkuar i ka nisur në shumë raste ndeshjet nga stoli, ndërsa kulmi erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Randers.

Bëhej fjalë për një ndeshje të rëndësishme për fazën “Play-Off’, e fituar në shifrat 4-2. Halimi do të vinte sërish nga stoli dhe do të finalizonte me skemën perfekte, ndërsa më pas do të hidhte vështrimin e inatosur drejt trajnerit të tij në pankinë, në një rast të ngjashëm si me Armando Sadikun.

“Nuk luajta as në finalen e Kupës dhe jam i mërzitur sesi po sillen me mua. Nuk më kanë mirëpritur trajnerët këtu”, do të shprehej Halimi. Së fundmi është “3point.dk” që raporton se futbollisti i Kosovës ka arritur marrëveshjen me Brondbyn për t’u larguar në këtë merkato. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top