You are here
Home > Kombëtarja > Vendimi i Kamberit për Shqipërinë i lë shije të hidhur Petkoviçit, e donte te Zvicra

Vendimi i Kamberit për Shqipërinë i lë shije të hidhur Petkoviçit, e donte te Zvicra

Çështja e Florian Kamberit te Shqipëria ka marrë jehonë të madhe mediatike. Zgjedhja e sulmuesit 24-vjeçar dhe që është pjesë e Hibernianit ishte që t’i bashkohej kuqezinjëve. Një nga arsyet më të forta për të vendosur në këtë mënyrë ishte profesionalizmi në kontaktimet për ta bindur në Kombëtaren që do të zgjidhte.

Kjo pasi Kamberi e kishte bërë të qartë se në shtator do të zgjidhte një mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë. Por situata në minutat e fundit po merr një përshkallëzim të ri. “Sport Ekspres” raporton se trajneri i Zvicrës, Petkoviç, ka reaguar menjëherë pas lajmeve të fundit teksa mësoi se do të zyrtarizohej te Shqipëria.

Nërpëmjet kontakteve dhe telefonatave me njerëz pranë Kamberit, Petkoviç ka kërkuar që Kamberi të mbetet i Zvicrës pasi ishte pjesë e projektit “Zvicra e re”. Pra një ndryshim të madh që pritet të bëhet te helvetët ku do t’i besohet lojtarëve të rinjë. Por ndërkohë vendimi i sulmuesit është marrë për Shqipërinë dhe po pret vetëm mbylljen e dokumentacioneve për të luajtur ndaj Andorrës dhe Francës.

“Sport Ekspres” mëson gjithashtu se ndihmës-trajneri i Shqipërisë ka shkuar për të parë më nga afër Kamberi në ndeshjen e Kupës ndaj Celtic, atje ku do të arrinte edhe të shënonte. Pas bisedave të kryera pas ndeshjes, njëkohësisht është premtuar edhe nga strukturat më të larta të FSHF-së se çështja e dokumentacionit do të jetë e mbyllur para ndeshjeve të nëntorit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top