You are here
Home > Futboll Bota > Vendimi i çuditshëm i yllit Kutinjo, i pret gjithmonë këpucët para ndeshjes

Vendimi i çuditshëm i yllit Kutinjo, i pret gjithmonë këpucët para ndeshjes

Ylli brazilian, Kutinjo, që aktivizohet me ekipin e Barcelonës, merr gjithmonë një vendim të çuditshëm përpara ndeshjeve. Kështu ai zgjedh që të presë këpucët nga pjesa e mbrapme, për të krijuar një hapësirë të vogël.

Shpjegime të ndryshme janë dhënë në lidhje mbi këtë zgjedhje të Kutinjos, që është nga të rrallat në botën e sportit dhe nuk haset shpeshherë. Të shumta janë mediat sportive që shprehen se kjo vjen për shkak të një deformimi të vogël që ka braziliani, ndërsa me një zgjedhje të tillë, mundet gjithmonë të jap më të mirën nga vetja. Megjithatë, vetë Kutinjo asnjëherë nuk e ka shpjeguar këtë vendim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top