You are here
Home > Kombëtarja > Vazhdon interesi për Baren, ekipi nga La Liga vjen me ofertën që i kënaq të gjitha palët

Vazhdon interesi për Baren, ekipi nga La Liga vjen me ofertën që i kënaq të gjitha palët

Keidi Bare vazhdon të ngjallë një interesim të madh në Spanjë. Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer me Malagan, duke qenë një prej futbollistëve më të mirë të saj. Përpara disa ditësh do të ishte Vallecano që do të trefishonte ofertën dhe do të jepte 1.5 milionë euro për ta transferuar në janar, por përgjigja e skuadrës së mesfushorit shqiptar do të ishte negative.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Getafe është shumë pranë për të marrë Keidi Baren. Kjo skuadër është në “La Liga” dhe aktualisht renditet në vendin e 7, në vallen e Europës. Mundësia në fjalë është më e mira e mundshme për të gjithë në rastin e këtij lojtari. Kjo pasi Getafe besohet se ka ofruar më shumë se 1.5 milionë euro dhe i ka siguruar Malagas se do ta ketë Baren deri në qershor, më pas do t’i largohet për të shkuar në shtëpinë e re. Ndërsa lojtari shqiptar do i gëzohej një transferimi të tillë, pasi flitet për elitën e futbollit spanjoll.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top