You are here
Home > Kombëtarja > Uzuni është gati për të hedhur hapin e madh, sulmuesin e kërkojnë në La Liga

Uzuni është gati për të hedhur hapin e madh, sulmuesin e kërkojnë në La Liga

Merkato e janarit duket të jetë vendimtare edhe për karrierën e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer te Lokomotiva e Zagrebit përgjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë ky futbollist është gati për të bërë hapin e madh.

“Sport Ekspres” mëson nga burime të sigurta se Uzuni kërkohet nga një ekip i La Ligas. Gjithçka pritet të qartësohet dhe mësohet më shumë në javën e ardhshme se për cilën skuadër bëhet fjalë. Pikërisht në atë kampionat nga kërkohet edhe Odise Roshi.

Padyshim që nëse marrëveshja do të mbyllej me sukses, atëherë Superiorja do të krenohej me një tjetër prodhim të saj që brenda pak kohësh arrin në elitën e futbollit europian.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top