You are here
Home > Boks > “Ushtari” Diaz i bën të gjitha në MMA, i hap luftë për finalen e madhe edhe McGregorit

“Ushtari” Diaz i bën të gjitha në MMA, i hap luftë për finalen e madhe edhe McGregorit

Vëmendje maksimale dhe gjithë dashurinë e tifozëve të sportit në MMA, e ka marrë “ushtari” Nate Diaz. Një rikthim pas 3 vitesh në ring erdhi kundër Anthony Pettis, atje ku përballja është dominuar nga “ushtari” në çdo moment.

Pakkush e priste që edhe pas një mungese të tillë, prej kaq shumë kohësh pa luftuar, Diaz të ishte në një nivel kaq të lartë. Por përse u largua? Diaz do të shprehej në fundin e ndeshjes: “Unë jam larguar se këtu të gjithë janë vetëm për të thithur, askush nuk lufton”.

Faktikisht, ky “luftëtar” njihet për mënyrën e tij të përleshjes së drejtpërdrejtë që shkon deri në pikën e fundit të gjakut. Gjithashtu në deklaratat e dhëna pas ndeshjes, i ka mbërritur një ftesë edhe McGregorit, për të luajtur një finale të madhe.

Derimë tani janë zhvilluar dy përballje mes tyre, ku secili ka nga një fitore. Por triumfi i Diaz ishte pa u dashur mbyllja e minutave, ndërsa McGregor fitoi në një takim aq shumë të diskutueshëm edhe sot, pas vendimit të jurisë me dy pikë më tepër se Diazi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top