You are here
Home > Kombëtarja > UEFA nxjerr më të mirët e Kombëtares, hidhen poshtë fjalët e analistave shqiptarë

UEFA nxjerr më të mirët e Kombëtares, hidhen poshtë fjalët e analistave shqiptarë

Sa shumë herë e keni dëgjuar nga analistët shqiptarë që dalin gjithmonë në media se mbrojtja e Shqipërisë është fëmijnore, se po çalon, se është pasiguria më e madhe në këtë Kombëtare dhe së është fajtorja kryesore për marrjen e disa rezultateve negative?

Me siguri që gjithmonë janë këto fraza që dëgjoni, por kjo nuk është e vërtetë. Mjafton të futeni në faqen zyrtare të UEFA-s sa i përket Euro 2020, atje ku edhe gjeni lojtarët më të mirë deri deri tani që kanë luajtur për fazën e kualifikueseve.

Kemi zgjedhur që të shohim më në veçanti Shqipërinë, ku nxjerrim edhe një detaj shumë interesant. Lojtari më i mirë shqiptar te Kombëtarja deri tani sipas UEFA-s është Ardian Ismajli, që renditet në vendin e 201 në total të ranglistës.

Ndërkohë mbrojtësin e Hajdukut të Splitit e ndjek një tjetër mbrojtës, Berat Gjimshiti, që është në vendin e 274. Pas tij vjen mesfushori Taulant Xhaka, ndërsa në vendin e katërt vjen mbrojtësi i Empolit, Frederik Veseli.

Pra e thënë thjeshtë, në 4 lojtarët më të mirë të Shqipërisë deri tani, 3 prej tyre janë qendërmbrojtsa. Pra analizat nuk kanë qenë edhe aq shumë të sakta, pasi nëse të gjitha aksionet e kundërshtarëve shkojnë me lehtësi të porta jonë dhe lihen për t’u thyer aty, do të ketë raste që topi do të përfundojë në rrjetë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim.

Sa i përket Keidi Bares dhe Klaus Gjasulës janë disi më poshtë në këtë listë, pasi është në bazë të llogarive për të gjitha ndeshjet që janë luajtur nga Kombëtarja në këto kualifikuese.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top