You are here
Home > Kombëtarja > UÇK dhe mungesë vlerësimi/ Në Greqi nuk ka qetësi, Kaçe në 2 ndeshjet e fundit te Panathinaikosi

UÇK dhe mungesë vlerësimi/ Në Greqi nuk ka qetësi, Kaçe në 2 ndeshjet e fundit te Panathinaikosi

Ergys Kaçe nuk e ka gjetur thuajse asnjëherë qetësinë në kampionatin grek, pavarësisht se ka dëshmuar në pjesën më të madhe të rasteve vlerat e tij. Për ta nisur që në vitet më të hershme, kur të gjithë prisnin që ky lojtar të bënte një hap të madh në karrierë, për të arritur në nivelet më të larta europiane.

Por asokohe planet do t’i prisheshin nga PAOK pasi Kaçe do të fotografohej me një bluze ku mbaheshin simbolet e UÇK-së. Huazim pas huazimi dhe një aventurë e re te Panathinaikosi, ku Kaçe po arrinte formën më të mirë, madje edhe duke shënuar super gola si dikur.

Pavarësisht gjithë kësaj, e gjithë situata rikthehet në pikën 0. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Kaçe nuk ka shansin më të vogël që të qëndrojë te Panathinaikosi, pasi këta të fundit nuk duan të shpenzojnë para për mesfushorin shqiptar te PAOK. Me siguri dihet se ndeshjet ndaj Atrmotiosit dhe Panetolikos do të jenë të fundit për lojtarin e Kombëtares me fanellën e Panathinaikosit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top