You are here
Home > Futboll Bota > U tallën para ndeshjes me Chelsean, Barcelona e pëson edhe me afrimet e zhurmshme

U tallën para ndeshjes me Chelsean, Barcelona e pëson edhe me afrimet e zhurmshme

Chelsea i Lampard ka arritur të fitojë provën e parë të vërtetë pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Barcelonën në miqësore. Panorama ishte ajo që edhe pritej, katalanasit duke luajtur futbollin e tyre me pasimet e shumta, ndërsa rastet e pastra dhe golat në portën kundërshtare i shënonin anglezët.

Këtu debutuan edhe dy blerjet e bujshme të Barcelonës, Grizman dhe De Jong, pa arritur të lënë gjurmë. Ky takim u ndez që para se të niste, ndërsa fillimisht do të ishte Chelsea që do të publikonte për afrimin e takimit një foto të vitit 2012, kur këto ekipe ndesheshin në gjysmëfinale të “Champions League”.

Atje do të ishin blutë që do të kalonin më tej, për të fituar në fund edhe trofeun. Por Barcelona nuk qëndroi në heshtje, duke u tallur me faktin se Chelsea ka luajtur në “Europa League” gjatë sezonit që lamë pas: “A mos është një kthim mbrapa në kohë kur ju luanit në “Champions League”?, shkruante me ironi në “Tëitter” faqa zyrtare e Barcelonës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top