You are here
Home > Kombëtarja > U kritikua nga tifozët për festimin, Ramadani e shpjegon: Nuk e hodha fanellën, ishte gëzimi

U kritikua nga tifozët për festimin, Ramadani e shpjegon: Nuk e hodha fanellën, ishte gëzimi

Ylber Ramadani i dha oksigjenin e nevojshëm dhe një tjetër festë tifozëve shqiptarë të pranishëm në “Elbasan Arena”, duke i shënuar golin e dytë Moldavisë, me një gjuajtje nga distanca. Por festimi i mesfushorit ka hapur paksa debat mes sportdashësve, që e kanë kritikuar për hedhjen e fanellës.

Sigurisht që ky nuk ishte qëllimi i vetë futbollistit, që po përjetonte emocione të mëdha pas golit të parë që realizoi me Kombëtaren. Në një intervistë për “Supersport”, Ramadani ka zbardhur gjithçka: “Heqja e fanellës? Nuk e hodha por ishte gëzim pasi të nisësh kualifikueset me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu.

Numri 9? U çudita kur e pashë, por Memushaj më solli fat. Magazinieri na i bën numrat dhe më dha këtë 9. Besoj se ishte e llogaritur”, ka thënë Ramadani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top