You are here
Home > Futboll Bota > U ftua në Botëror teksa gjendej në klasë dhe merrte leksione, në janar zëvendëson Hysajn te Napoli

U ftua në Botëror teksa gjendej në klasë dhe merrte leksione, në janar zëvendëson Hysajn te Napoli

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli dhe për këtë nuk ka më vend për dyshime. Në Itali janë të sigurt për këtë ndarje, ndërsa shkodrani nuk ka arritur të mbijetojë në mënyrën e duhur me trajnerin Ançeloti.

Chelsea do të jetë destinacioni i ri i mbrojtësit shqiptar sipas të gjitha gjasave, ndërsa ekipi italian duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. “Calciomercato” shkruan se skuadra e Napolit i ka nisur negociatat me futbollistin e Shtutgartit, Benxhamin Pavard.

Mbrojtësi 22-vjeçar e la gjurmën e tij edhe në Botërorin e Rusisë, duke shënuar një gol të klasit të lartë. Megjithatë e veçanta e tij, ka qenë padyshim marrja pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm. Askush nuk e priste, por Deshcamp do të ftonte një të panjohur, për t’iu bashkuar Francës.

“Isha në klasë duke marrë disa leksione për gjermanishten, nuk po e përdorja telefonin për disa kohë. Kur e hapa atë, pashë njoftime të panumërta mesazhesh nga babai, mamaja, shokët e mi, futbollistët e tjerë, por edhe nga njerëz që unë nuk i kisha parë prej vitesh.

Ekrani i telefoni ishte gati duke shpërthyer. Çfarë po ndodhte? Trajneri i Francës kishte vendosur të më merrte në Kupën e Botës. Nuk mundesha ta besoja atë gjë dhe nuk kisha fjalë për të shprehur gjendjen time”, do të shprehej Pavard për “Premium Sport”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top