You are here
Home > Kryefaqja > Turpërohu Maqedoni! Reagon Federata fqinje, nis largimi i shqiptarëve nga të rinjtë

Turpërohu Maqedoni! Reagon Federata fqinje, nis largimi i shqiptarëve nga të rinjtë

Debate të shumta janë krijuar në Maqedoni për përfaqësuesen e tyre, për arsye se në të ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare dhe të huaj. Kjo gjë duket mjaft lehtësisht, në momentin e himneve, ku më të shumtët janë ata futbollistë që qëndrojnë në heshtje, sesa ata që përpiqen të këndojnë fjalët e himnit.

Kjo gjë ka vënë nën presion drejtuesit e Maqedonisë, por dhe vetë trajnerin. Për të evituar sa më shumë këto situata të sikletshme, ka menduar trajneri i Maqedonsië U-21,  Dobrinki Ilievski. Gjatë ditës së sotme ai ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për sfidat që ka skuadra e tij e 21-vjeçarëve. Tek kjo listë vihet re se ka vetëm 1 lojtarë me origjinë shqiptare që është grumbulluar dhe ai është Agron Rufati.

Mesa duket tek grupmoshat e Maqedonisë po fillon “spastrimi” i lojtarëve me origjinë jo maqedonase, për shkak edhe të presioneve të shumta që i bëhet kësa Kombëtareje nga opionionistët vendas të shtetit fqinj. Më saktësisht, në takimin e luajtur ndaj Lihtshtejnit në muajin e shkuar, kishte 5 lojtarë të Maqedonisë, ndërsa gjithë të mbeturit, ishin shqiptarë, duke veçuar edhe një tjetër me origjinë turke.

Një nga analistët që njihet për qëndrimet e tij kontroverse, sa i përket raporteve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, Aleksandar Gencov, është shprehur:

“6 shpirtra himnin nuk e këndojnë. Luan ekipi kombëtar. Turpërohu Maqedoni…turpërohu nga vetja“, shkruante Gencov. Lojtarët shqiptarë që aktivizohen me këtë përfaqësuese, kanë fituar një vend të sigurt titullari, pasi aftësitë dhe kualitetet e tyre janë shumë herë më të larta nga pjesa tjetër e organikës, duke u shndërruar në lojtarë kyç të Maqedonisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top