You are here
Home > Kombëtarja > Tre ndeshje brenda gjashtë ditëve, dhimbjen e Shqipërisë e lehtësojnë…17-vjeçarët

Tre ndeshje brenda gjashtë ditëve, dhimbjen e Shqipërisë e lehtësojnë…17-vjeçarët

Pas atyre rezultateve negative të arritura nga Shqipëria e Panuçit, por gjithashtu pa harruar edhe U-21 me U-19, është momenti që “dhimbjen” e tifozëve shqiptarë ta lehtësojnë 17-vjeçarët.

Tre sfida brenda gjashtë ditësh do të kenë kuqezinjtë e U-17, teksa të gjitha këto takime do t’i luajnë në “Elbasan Arena”. Fillimisht do të jetë një ndeshje ndaj Çekisë, për të vazhduar më tej me Norvegjinë e për ta përmbyllur me takimin ndaj Azerbajxhanit.

Në të gjitha rastet, FSHF ka bërë publik vendimin për ta lënë hyrjen e lirë pa bileta, sa i përket tifozëve të cilët kërkojnë t’i ndjekin këto takime më nga afër. /Shqiperia.ch/

Takimet

23/10 “Elbasan Arena” ⌚ 14:00 R.Çeke vs Shqipëri

26/10 “Elbasan Arena” ⌚ 14:00 Norvegji vs Shqipëri

29/10 “Elbasan Arena” ⌚ 14:00 Shqipëri vs Azerbajxhan

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top