You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri Yanal del kundër mendimit të Vedat Muriqit: Kjo është Fenerbaçe, duhen 20 gola

Trajneri Yanal del kundër mendimit të Vedat Muriqit: Kjo është Fenerbaçe, duhen 20 gola

Vedat Muriqi e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin në Turqi, ndërsa në dy ndeshjet e para realizoi dy gola te Fenerbaçe. Por në dy ndeshjet e fundit, sulmuesi i Kosovës nuk arriti të shënonte.

Megjithatë interesimet janë të jashtëzakonshme nga ekipet europiane dhe pritshmëria për këtë futbollistit është e madhe. Vlera e tij u ekzagjerua disi, ndërsa u përfol se do të shitej vetëm për 90 milionë euro.

Media e njohur turke, “Fanatik”, ka raportuar edhe një kundërshti mendimesh mes trajnerit të Fenerbaçes dhe Vedat Muriqit. “Nëse unë shënoj 15 gola, do ta quaja veten të suksesshëm”. Por Ersun Yanal e sheh ndryshe këtë çështe: “Kjo është Fenerbaçe këtu. Ti duhet të shënosh të paktën 20 gola”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top