You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri që “i grabit” lekët gruaja: Kukeli do jetë kapiteni ynë, ka lozur me Shqipërinë në Europian

Trajneri që “i grabit” lekët gruaja: Kukeli do jetë kapiteni ynë, ka lozur me Shqipërinë në Europian

Krisens do të nis në ditën e nesërme kampionatin në Zvicër, atje ku do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit. Në këtë skuadër është transferuar së fundmi Burim Kukeli, që është konfirmuar edhe si kapiteni i parë i këtij ekipi.

Këtë fakt e ka pohuar vetë trajneri Bruno Berner, për të vazhduar arsyetimin se vendimi erdhi pas eksperiencës së madhe që ka Kukeli, duke përmendur edhe faktin se më parë ka luajtur me Shqipërinë në Europian. Nga ana tjetër Berner nuk fsheh edhe një pjesë personale të jetës së tij, duke thënë se bonuset e dhëna nga klubi për punën e tij, “grabiten nga gruaja”.

“Unë nuk kam kohë për pushime, që kur mbaroi sezoni ynë. Vetëm për fundvit. Gruaja ime “e grabit” çmimin dhe udhëton me dy fëmijët në vendlindje, Turqi, për 10 ditë.

Kapiteni ynë do të jetë Burim Kukeli. Ai është një lider që sjell ndryshimin, qetësinë dhe eksperiencën që na forcon në mesfushë. Mbi të gjitha, ka luajtur me Shqipërinë në Europian para disa viteve. Ka vuajtur një dëmtim të gjatë, por a do të jetë gati për sezonin e ri? Ndeshjet testuese thonë se po”, ka përfunduar trajneri i Kriens. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top