You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri nuk e la të ishte pjesë e Shqipërisë, Balliut i duhet të luajë edhe pa drita në Francë

Trajneri nuk e la të ishte pjesë e Shqipërisë, Balliut i duhet të luajë edhe pa drita në Francë

“Nuk mund ta konsideroj si një sjellje profesioniste atë të trajnerit të Metzit”, shprehej Panuçi para ndeshjeve që Shqipëria zhvilloi ndaj Jordanisë dhe Izraelit. Me të drejtë këtu, pasi tekniku i klubit francez nuk lejoi Ivan Balliun t’i bashkohej Shqipërisë, duke e kërkuar me ngulm ta mbante si pjesë e ekipit.

Tashmë Metzi është bërë pjesë e një skenë shumë qesharake dhe krejtësisht për t’u evituar, teksa dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë ndaj Niortit, dritat janë fikur në stadium pas rrënies së rrymës. Futbollistët duhej që të ndërprisnin lojën, ndërsa për tifozët shqiptarë kjo është një skenë e parë, pasi ka ndodhur edhe në Shqipëri disa vite më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top