You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i ri i Shqipërisë nis menjëherë nga puna, ndjek lojtarët shqiptarë në Itali

Trajneri i ri i Shqipërisë nis menjëherë nga puna, ndjek lojtarët shqiptarë në Itali

Tashmë është bërë me dije edhe emri i pasuesit të Panuçit në pankinën kuqezi, teksa ai do të jetë Edi Reja. Një tjetër italian në drejtimin e Kombëtares, ku me eksperiencën e tij në futboll pritet që të japë kontributin e tij për objektivat që ka Shqipëria. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar, trjneri i ri i kuqezinjve duket se ka nisur menjëherë nga puna.

Kështu ditën e djeshme ai ishte i pranishëm në Bergamo, duke ndjekur sfidën mes Atalantës dhe Empolit, përballje kjo e përfunduar me rezultin e bardhë, 0-0. Por Reja nuk ishte vetëm si tifoz, pasi sipas mediave italiane, raportohet se 73-vjeçari ka qënë në stadjum për të ndjekur lojtarët shqiptar. Kujtojmë që atë sfidë ishin të pranishëm 3 futbollistë të Kombëtares, Gjimshiti, Veseli dhe Berisha. Dy futbollistët e Kombëtares qëndruan në stol, për zgjedhjet e trajnerit Gasperini.

Nga krahu tjetër, ai që bëri një ndeshje të mirë ishte pikërisht Frederik Veseli, ku shpeshherë ishte vendimtarë me ndërhyrjet e tij dhe një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes në rradhët e Empolit. Sipas informacioneve të fundit, italiani 73-vjeçar do të marrë rreth 450 mijë euro dhe ditët në vijim pritet që të jetë në Tiranë, për të firmosur kontratën në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top