You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i Levantes jep shpresë për Sadikun: Nuk do të kërkojmë si të çmendur

Trajneri i Levantes jep shpresë për Sadikun: Nuk do të kërkojmë si të çmendur

Armando Sadiku është larguar nga Levante, duke iu bashkuar Luganos në Zvicër. Në këtë aventurë të re, sulmuesi shqiptar do të jetë në huazim deri në fundin e sezonit.

Një arritje e tillë marrëveshje ishte e pashmangshme, ndërsa lojtari i Shqipërisë nuk po linte ende gjurmë në “La Liga”, për shkak të mos përshtatjes dhe dëmtimit që e la jashtë fushave. Por shpresat për Sadikun ekzistojnë sërish që të jetë protagonist i një kampionati si “La Liga”, me fillimin e sezonit të ardhshëm.

Për këtë futbollisti shqiptar duhet fillimisht të bëj sa më mirë vetë me Luganon dhe të gjej hapësirat e nevojshme me Levanten. Trajneri i spanjollëve jep shpresë, pasi  shprehet se klubi i tij nuk do të shpenzoj shumë për një sulmues tjetër.

“Pas largimeve të Samu dhe Sadikut, ne do t’i vlerësojmë opsionet e reja në treg dhe nëse ka diçka që mund të na ndihmojë, do ta marrim. Gjëja esenciale është se ai duhet të jetë një lojtar që përshtatet për idenë tone, më shumë se një profil konkret, por ne nuk do të kërkojmë si të çmendur”, shprehet trajneri i Levantes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top