You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i Fenerbaçes hap zemrën: Jam nga Kosova, ne shqiptarët jemi pak inatçorë

Trajneri i Fenerbaçes hap zemrën: Jam nga Kosova, ne shqiptarët jemi pak inatçorë

Ndoshta jo të gjithë e dinë, por trajneri i Fenerbaçes, Ersun Yanal është me origjinë shqiptare. Këtë e ka pohuar vetë Yanal në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”. Një rrëfim i gjatë dhe emocionues, që e ka kthyer teknikun e njohur shumë vite pas në jetën e tij.

Pikërisht njeriu që bëri gjithçka për të transferuar Vedat Muriqin në merkaton e verës, duke e përmbushur objektivin. Në disa momente të intervistës edhe vetë Yanal përshtatet me momentin, duke e quajtur veten një shqiptar dhe duke treguar për karakteristikat tona.

“Pas shumë kohësh më keni kujtuar të parët tanë, u bëtë shkak që të shihja se çfarë kanë bërë ata. Kam lindur në Izmir, jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova. Një arsye kryesore që e dua futbollin janë dy vëllezërit, Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Kushurinjtë e nënës sime nga Kosova, të cilët kanë luajtur edhe me Turqinë.

Kur përmenden karakteret shqiptare, dihet lehtë se çfarë vjen ndërmend. Jemi pak inatçorë, ambiciozë dhe kundërvihemi. Jemi tipa inatçorë që nuk dorëzohemi dhe i shkojmë gjërave deri në fund. Udhëtova njëherë në Kosovë sapo kishim dalë nga lufta dhe u ndieva vërtet keq. Kur pashë shtëpitë e shkretuara dhe të djegura, mendova: “Ky është trupi i Europës”. Kur pashë ato pamje u tensionova shumë, ndoshta ende del tym nga ajo kohë. Vajza ime është gjysmë shqiptare nga mua dhe jo nga nëna”, ka thënë Yanal. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top