You are here
Home > Kombëtarja > Topin mes këmbëve të Bujar Likës dhe braktisje e lojës, Arlind Ajeti rigjen humorin në Zvicër

Topin mes këmbëve të Bujar Likës dhe braktisje e lojës, Arlind Ajeti rigjen humorin në Zvicër

“Më fal vëlla”, ishte kjo ndjesa dhe humori i Arlind Ajetit nëpërmjet rrjetit “Instagram”, ndaj mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Bujar Lika.

Gjatë stërvitjes së përbashkët të lojtarëve të Grashopërs, teksa po luanin në një rreth më të ngushtë, Arlind Ajeti ka kaluar topin mes këmbëve të Likës. Braktisje e lojës për një moment dhe shumë të qeshura nga ana e qendërmbrojtësit, që në Europianin e Francës thirrej ndryshe edhe si “ministri i mbrojtjes”.

Ajo që ka rëndësi të madhe në të gjithën këtë, është humori pozitiv i rikthyer te Ajeti. Ky i fundit i ka demostruar shumë herë vlerat e tij me Shqipërinë, mirëpo shumë peripeci ka kaluar në nivel klubesh. Pasi Torino e nxorri të tepërt, Arlindi kaloi te Grashopërs.

Një periudhë e shkurtër dëmtimi dhe atje, ndërsa më pas debutoi në atë fitore të javës së shkuar me rezultatin 2-1 në kampionatin zviceran. Shumë e rëndësishme kjo gjendje e Ajetit edhe për vetë Panuçin, që në nëntor do të ketë halle të tjera për qendrën e mbrojtjes, vetëm sa i përket zgjedhjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top