You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Tirana njësoj si Lushnja, zhgënjen me rikthimin në Superiore

Tirana njësoj si Lushnja, zhgënjen me rikthimin në Superiore

Rikthimi i Tiranës në Superligë erdhi me shumë bujë, gjë e cila u përfol se do të shtonte rivalitetin në kampionatin shqiptar. Por ndryshe nga ç’u përfol, duket se njëzetekatër herë kampionve u duhet shumë punë për të arritur aty ku pretendojnë të jenë.

Në javën e tretë të kampionatit ata kanë shënuar vetëm një gol dhe gjenden në vendin e parafundit me vetëm një pikë të grumbulluar. Ekipi i Ze Marias ka një nga ecuritë më negative të historisë së klubit, me vetem një barazim, dy humbje dhe asnjë fitore. Me të njejtat statistika ka qenë në sezonin e kaluar edhe ekipi i Lushnjes. Delegatët në tre ndeshjet e para pas rikthimit në Superiore grumbulluan vetëm një pikë.

Tirana, një emër me shumë trofe, që ka një reputacion të veçantë në Superligën shqiptare, duket sikur javë pas javë po humbet atë që prej shumë vitesh kishte krijuar në Shqipëri. Sa do të zgjas kjo situatë?! Askush nuk e di, përveçse drejtuesëve të klubit./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top