You are here
Home > Kombëtarja > Tifozët e Napoli shpërthejnë në transmetimin direkt: Hysaj nuk vlen, na e komplikuan kualifikimin

Tifozët e Napoli shpërthejnë në transmetimin direkt: Hysaj nuk vlen, na e komplikuan kualifikimin

Napoli ka arritur të barazojë në takimin e parë të “Champions League”, ndaj serbëve të Crevena Zvezdës. Që në fillim pritej që për italianët të mos ishte një ndeshje e lehtë dhe ashtu ndodhi. Falë edhe mungesës së fatit, skuadra e Ançelotit, nuk i ka konkretizuar rastet e saj.

Gjatë një transmetimi të “Canale 21”, disa tifoza të Napoli janë shprehur të zhgënjyer për rezultatin e arritur, duke ia hedhur fajin për këtë dështim në një farë mënyre, edhe shqiptarit të Napolit, Elseid Hysaj.

“Jemi shumë të zhgënjyer, duhet të fitonim. Hysaj nuk është fare i vlefshëm në fazën ofensive, për të ndihmuar skuadrën. Tashmë na e komplikuan edhe më shumë kualifikimin”, u shprehën disa tifozë të Napolit të revoltuar te “Canale 21”, ndërsa kritikat për një Hysaj të dobët në pjesën sulmuese, sa vijnë e shtohen. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top