You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e Alaveshit e teprojnë në stadium, ide e padëgjuar për protestën: Futboll, pusho i qetë!

Tifozët e Alaveshit e teprojnë në stadium, ide e padëgjuar për protestën: Futboll, pusho i qetë!

Futbolli është një nga sportet më të bukura dhe më të ndjekura në botë. Por kjo lojë nuk do të kishte kuptim pa stadiumet e mëdha dhe pa tifozët, pasi për këta të fundit luhet. Shpes herë jemi mësuar të shohim se protagonist nuk janë vetëm ata që luajnë në fushë, por edhe ata që qëndrojnë në tribuna, ku fitojnë edhe vëmendjen.

Këtë herë rasti vjen nga kampionati spanjoll, teksa tifozët e skuadrës së Deportivo Alaveshit, kanë hyrë në stadium me një arkivol. Kjo gjë ishte një formë proteste kundrejt skuadrës së tyre për rezultatet jo të mira që ka marrë Alavesi së fundmi. Ndonëse ekipi i tyre po bën një nga sezonet futbollistike më të mirë në histori, rezultatet e fundit që kanë marrë nuk po kënaq tifozët e tyre. Nga ana tjetër, ditën e djeshme në sektorët e ndryshme të tribunave u dëgjuan edhe thirrjet “futboll, pusho në paqe”. Kujtojmë që skuadra e tyre arriti të fitonte me rezultatin 2 me 0 përball Levantes, por tifozët e tyre ishin me një synim të qartë, të protestonin kundër skuadrës.

Shpeshherë kemi parë shumë menyra të ndryshme festimi apo dhe proteste kundrejt një pakënaqësie, por asnjëherë diçka të tillē, që disa sportëdhashës të deportojnë në brendësi të stadiumit me një arkivol. Disi rrënqethëse kjo, por nga gjetja e ides, mund të themi se ishte tepër goditëse, gjë kjo që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top