You are here
Home > Kombëtarja > Tërmeti nuk e cënon “Air Albania Stadium”, i projektuar për t’i rezistuar edhe më të keqes

Tërmeti nuk e cënon “Air Albania Stadium”, i projektuar për t’i rezistuar edhe më të keqes

Kur në shtator pati një lëkundje të madhe të tokës, duke e krahasuar me kohët e mëparshme dhe që faktikisht nuk zgjati shumë, të gjithë kishin pikëpyetjet e tyre për “Air Albania”, që asokohe ende nuk ishte inaguruar.

Por vetë personi përgjegjës për infrastrukturën e këtij stadiumi te FSHF, Arben Dervishaj, ka dhënë sigurinë e madhe. Në intervistën për “Sport Ekspres”, sa i përket tërmetit që në shtator ishte 5.7 ballë, Dervishaj do të shprehej: “Nuk pati asnjë lloj dëmi nga themeli. Ky stadium është gati për tërmete të forta që bien njëherë në 975 vjet. Sa mban? Deri në lëkundje dy herë më të fuqishme sesa ky që kemi përjetuar”.

Pra, pavarësisht një lëkundje më të madhe dhe më të stërzgjatur në muajin nëntor, stadiumi nuk duket të jetë prekur dhe është gati të përballoj edhe lëkundje më katastrofale.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top