You are here
Home > Futboll Bota > Tërbim grek! E kërkon Benfika dhe gjysma e Serisë A, Mihaj dërgohet në stol

Tërbim grek! E kërkon Benfika dhe gjysma e Serisë A, Mihaj dërgohet në stol

Enea Mihaj shkaktoi një jehonë të madhe ditët e fundit sa i përket merkatos së futbollistëve shqiptarë. Vetë mediat portugeze pohuan se Benfika po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e futbollistit kuqezi.

Nga ana tjetër, në bazë të burime ekskluzive të “Shqiperia.ch”, u zbulua se ishte edhe Olimpiakosi që e kërkon me po aq ngulm Mihajn gjatë janarit. Ndërsa interesime janë shprehur thuajse nga gjysma e ekipeve të Serisë A, por më së shumti me idenë për të mbyllur një marrëveshje në fundin e sezonit.

Duke parë gjithë këtë situatë të krijuar, ekipi i Panetolikosit po e menaxhon në mënyrën e tij. Futbollisti shqiptar ka filluar të njoh stolin në takimet e fundit, ndërsa në humbjen 3-0 ndaj OFI nuk u aktivizua për asnjë moment, e më parë kishte luajtur vetëm 6 minuta. Ndërkohë që ky lojtar ishte një titullar i padiskutueshëm më parë në skuadrën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top