You are here
Home > Futboll Bota > Te Zagrebi plas sherri për Kosovën, serbi e ka me Rrahmanin: Mos e provo më dhe mos më prek!

Te Zagrebi plas sherri për Kosovën, serbi e ka me Rrahmanin: Mos e provo më dhe mos më prek!

Komnen Andriç ishte një nga blerjet e Dinamos së Zagrebit gjatë merkatos së janarit. I marrë nga Inter Zapresiç, sulmuesi 22-vjeçar bëhet i pari lojtar serb që shkon me gjigandët kroat, që pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Menjëherë Andriç ia kishte bërë të qartë drejtuesve, se nuk do të lejonte askënd që t’i përmendte shtetin se prej nga vinte. Përplasja e parë erdhi pa kaluar shumë kohë dhe ishte pikërisht me mbrojtësin shqiptar të lindur në Prishtinë, Amir Rrahmani. Sapo futbollisti serb u fut në dhomën e zhveshjes, Rrahmani i përmendi emrin e Kosovës duke bërë shaka.

I menjëhershëm ishte reagimi i ashpër i Andriç, që për mediat serbe ka treguar edhe përplasjen me futbollistin e Kosovës: “I thashë që ti e bëre tani këtë dhe nuk do e provosh më herë tjetër. Mund të bëjmë shaka, të jemi miq bashkë, por mua mos më prek. Ai e kuptoi sesa larg kishte shkuar dhe tani jemi miq të mirë. Gjithsesi, unë nuk do e lejojë asnjëherë askënd që të kaloj kufirin”, u shpreh sulmuesi i Dinamos së Zagrebit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top