You are here
Home > Kombëtarja > “Të veshësh fanellën e Shqipërisë është e veçantë”, Armando Sadiku tregon në Spanjë me krenari

“Të veshësh fanellën e Shqipërisë është e veçantë”, Armando Sadiku tregon në Spanjë me krenari

Armando Sadiku po qendron në izolim në Spanjë ashtu si edhe e gjitha pjesa tjetër e lojtarëve, ndërsa gjendja në këtë vend ka nisur të bëhet shumë dramatike, ashtu si edhe në Itali. Ndërkohë në një intervistë për “Eldesmarque”, sulmuesi shqiptar ka treguar rutinën e tij në këto ditë. Gjithashtu duke u treguar spanjollëve se të luash me Kombëtaren është maksimumi për çdo futbollist, pasi të ofron një tjetër ndjenjë nga ajo e klubit.

“Po unë jam në shtëpi tani me gruan time. Është një situatë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Por le të bëhemi pozitiv dhe të shpresojmë se kjo do të kalojë shpejt. Këto janë ditë të vështira vërtet dhe ka ndryshuar gjithë rutina jonë. Më mungojnë shokët, sidomos atë të ekipit. Më mungon që të dalë jashtë, të marrë ajër dhe të pi kafe. Të gjitha këto gjëra më mungojnë, por janë vërtet pak nga një anë, pasi duhet të kalojë kjo gjendja e vështirë.

Personalisht që kur virusi u hap në Kinë kam nisur të frikësohem. Pastaj në Spanjë, ka pasur edhe të rinjë që po kalojnë momente të vështira. Jam i frikësuar, por falë Zotit jam mirë. Edhe në Shqipëri po rritet numri çdo ditë. Situata është shumë serioze dhe është mbyllur gjithë vendi atje. Si e kalojë një ditë? Duke parë filma dhe vetëm duke luajtur dhe stërvitur me programin e dhënë nga klubi.

Luaj FIFA, por jo me shokët e Malagas, por me shokët e mi nga Shqipëria. Kam shkuar me kunatin në supermarket dhe punojësi i sigurisë më tha mua që vetëm një person lejohet të futet nga secila familje. Ne ishim dy dhe ishte koha që njëri të priste jashtë. Nuk kishte incident apo asgjë të tillë. U surprizova sepse nuk më kishte ndodhur kurrë më parë, por jam person që i respektoj rregullat. Kunati ka pritur jashtë derisa unë mbarova.

Kam pasur një ftesë nga Kombëtarja për të luajtur në ndeshjet e marsit. Kishim dy miqësore ndaj Sllovenisë dhe Maltës që janë shtyrë. Jam ndierë shumë i trishtuar pasi po kaloja një periudhë të mirë dhe doja ta tregoja sërish këtë gjë.

Është maksimumi për një lojtar, që të luajë me Kombëtaren. Kur isha shumë i vogël i shikoja gjithmonë ndeshjet dhe ishte ëndrra ime që të luaja për Shqipërinë. Kur e veshë atë fanellë është diçka e veçantë, që e kam ëndërruar që fëmijë. Më mungojnë këto emocione.

Kontaktet me Levanten i ruaj gjithashtu. Ata më kanë mirëpritur, por unë isha i dëmtuar. Kam pasur kontakte me të gjithë, klubin, drejtuesit, janë njerëz të mirë. Por do të shohim sesi do të përfundojë”, ka thënë Sadiku.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top