You are here
Home > Kryefaqja > Të gjithë për Hysajn, gazetari kundra rrymës: A jeni të sigurt se nuk ikën Malkuit?

Të gjithë për Hysajn, gazetari kundra rrymës: A jeni të sigurt se nuk ikën Malkuit?

Në Itali nuk kanë aspak vlerësime të mira për Elseid Hysajn, pas vështirësive që po kalon së fundmi te Napoli. Madje edhe në përballjen e djeshme kundër Fiorentinës, që u mbyll me rezultatin 3-4, në 6 minuta aktivizimi mbrojtësi shkodran ishte protagonist ku shpëtoi falë arbitrit me një penallti të padhënë, pas ndërhyrjes së gabuar.

Menaxheri i tij, Xhuifredi, u shpreh se Hysaj nuk do të lëviz nga Napoli. Tifozët nuk janë aspak të kënaqur duke kërkuar largimin me çdo kusht, ndërsa gazetari italian i “Kiss Kiss Napoli”, Carlo Alvino, e qartëson më shumë situatën:

“Napoli ka tre mbrojtës krahu të djathtë, Di Lorenzo, Hysaj dhe Malkut. Njëri prej këtyre do të largohet. Menaxheri tha se Hysaj nuk ikën? Mund t’ju them se futbolli është i gënjeshtërt. Prisni edhe këtë javë pasi është shumë e rëndësishme. Pastaj, a jeni të sigurt se Napoli nuk e ka nxjerr në treg Malkuit?”, ngre pyetjen Alvino. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top