You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë kundër Sadikut te Malaga: Çfarë turpi i madh, nga Okazaki dhe ku përfunduam…

Të gjithë kundër Sadikut te Malaga: Çfarë turpi i madh, nga Okazaki dhe ku përfunduam…

Armando Sadiku është zyrtarizuar në minutat e fundit  të merkatos te Malaga. Bëhet fjalë për një huazim, ndërsa sulmuesi shqiptar e gjeti mënyrën për t’u larguar nga Levante.

Por në ambientin e ri nuk e presin në mënyrën e dëshiruar. Të gjithë tifozët janë skeptikë sa i përket Sadikut dhe së kaluarës së tij. Mërzitja e tyre me drejtuesit e klubit ka nisur që me rastin e ish-sulmuesin të Leiçesterit, Shinji Okazaki, që u largua vetëm për shkakun e rrogës së lartë.

Nga shumë komente të mbërritura në adresën zyrtare të Malagas në “Facebook” mbi zyrtarizimin e Sadikut, pjesa më e madhe ishte negative dhe e quanin si një turp të madh arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, ndërkohë që prisnin zgjidhjen për Okazakin.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top