You are here
Home > Kombëtarja > Të gjithë e duan në ekip! Barcelona kërkon Marash Kumbullën: Do ta rrisë me Piquen

Të gjithë e duan në ekip! Barcelona kërkon Marash Kumbullën: Do ta rrisë me Piquen

Marash Kumbulla është duke përjetuar një ëndërr të madhe në Itali, teksa me gjysmë sezoni ka një rritje të frikshme të vlerës së tij, por njëkohësisht edhe ka fituar interesimin e shumë klubeve të njohura.

Për ta nisur që nga Anglia, atje ku klube si Manchester City, United dhe Chelsea e kërkojnë për merkaton e verës. Në Gjermani ishte Bayerni dhe Dortmundi që hodhën vështrimin e tyre te mbrojtësi shqiptar, ndërsa në Itali, kërkohet nga të gjitha skuadrat pretendente për titullin kampion.

Kjo është situata reale e Kumbullës dhe aspak e ekzagjeruar, por që për t’u kompletuar, vjen edhe interesimi i një tjetër gjigandi europian. “Tuttohellasverona” shkruan se në bazë të informacioneve të saj, Barcelona ka shprehur dëshirën për të marrë shërbimet e Marashit. Katalanasit kërkojnë që të përforcojnë mbrojtjen duke marrë parasysh vitet që tashmë nuk flasin më për Pique dhe një formë të dobët të Umtitit. Në këto kushte, Barcelona e kërkon një qendërmbrojtës që të rritej menjëherë pranë Pique dhe Kumbulla është kandidati i mundshëm.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top