You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë duan Muslijan e Bundesligës, Shqipëria shpreson më tepër falë…Valdrin Mustafës

Të gjithë duan Muslijan e Bundesligës, Shqipëria shpreson më tepër falë…Valdrin Mustafës

Florent Muslija është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, që bën pjesë në ekipin e parë të Hanoverit në Bundesligë. Shpeshherë ky futbollist i ka treguar aftësitë e tij, që mund të zgjidhin të vetme edhe një ndeshje.

Për momentin ky lojtar është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë, por është duke e rimenduar zgjedhjen e Kombëtares. Një shpresë më shumë për Shqipërinë, është padyshim prania e Valdrin Mustafës. Sulmuesi i U-21 tonë është transferuar tek të rinjtë e Hanoverit gjatë merkatos së dimrit dhe një ditë e zakonshme, kalohet vetëm me Muslijën.

Kështu shprehet ky i fundit për mediat gjermane: “Mua më pëlqen të jem në qendër të qytetit dhe e bëj këtë shpesh me Valdrin Mustafën. Unë e njoh prej shumë kohësh, tani ka kaluar te U-23 jonë. Jam jashtë duke shëtitur me të thuajse ço ditë dhe është bukur këtu kur ke dikë. Kur vjen nga Karlsruhe, Hanoveri është shumë herë më i madh dhe ti shtangesh “uau”. Megjithëse tani po e ndiej veten si pjesë të këtij vendi”, ka thënë Muslija. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top