You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Taulant Seferi është kampioni i Zvicrës, e mëson me ekipin vetëm nga televizori

Taulant Seferi është kampioni i Zvicrës, e mëson me ekipin vetëm nga televizori

Titulli kampion i një sezoni të gjatë dhe i niveleve të larta, si ai në Zvicër, patjetër që shijon shumë kur gjendesh në fushën e lojës. Por në ditën e sotme, Young Boysi ka përjetuar një ndjesi tjetër, pasi është shpallur kampion me lojtarët që e shihnin ndeshjen në televizor.

Falë atij gabimi që Bazeli ka bërë në shtëpi ndaj Grashopërsi, në takimin e mbyllur pa gola, titulli u sigurua matematikisht nga Young Boysi. Kjo ishte e dyta herë rradhazi dhe e 13 në histori që kjo skuadër zvicerane, arrin të triumfojë sa i përket titullit kampion.

Por në këtë ekip gjendet edhe lojtari shqiptar, Taulant Seferi. Aktualisht i huazuar te Winterthur, një aventurë kjo që do të mbyllet në fundin e sezonit. “Shqiperia.ch” siguron se Seferi do të kthehet te Young Boysi në sezonin e ardhshëm dhe do të ketë shansin e tij, për të vërtetuar se mund të luajë me kampionët e Zvicrës. Sigurisht, në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim mbi këtë gjë, por në ekipi zviceran kanë rezervat e tyre. Gjithsesi provën e parë Young Boysi e ka dhënë, pasi i rinovoi kontratën së fundmi Taulant Seferit, vetëm për ta mbajtur në skuadër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top