You are here
Home > Futboll Bota > Tani PO, momenti i zhurmës! Rashica në sytë e Europës, luan ndaj verdhezinjve “të tmerrshëm”

Tani PO, momenti i zhurmës! Rashica në sytë e Europës, luan ndaj verdhezinjve “të tmerrshëm”

Dortmundi do të përballet ndaj Werder Bremenit, në kryesfidën e kësaj jave që zhvillohet në Bundesligë. Një ndeshje që pritet me interes të lartë në Gjermani, duke parë edhe sezonin që po zhvillojnë verdhezinjtë.

Aktualisht në vendin e parë, “të tmerrshmit” e Bundesligës duken se nuk kanë konkurrencë këtë herë. Por për t’i prishur mbrëmjen, do të mundohen futbollistët e Werder Bremen, që premtojnë një ndeshje të fortë.

Ashtu siç e kishim lajmëruar edhe më parë, Milot Rashica do të jetë nga minuta e parë e takimit. Futbollisti shqiptar duhet të shfrytëzojë mundësinë e artë, për të qenë protagonist në një takim ku mban sytë jo vetëm Gjermania, por gjithë Europa. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top