You are here
Home > Futboll Bota > Tani “PO”! Franca luan edhe pa Pogban ndaj Shqipërisë, thirret “binjaku” i David Luiz

Tani “PO”! Franca luan edhe pa Pogban ndaj Shqipërisë, thirret “binjaku” i David Luiz

Franca do të luajë ndaj Shqipërisë me gjysmën e ekipit, ndërsa mes një numri të lartë mungesash që u bënë publike që në listën e plotë të publikuar pak ditë më parë, u shtua edhe mbrojtësi Laporte. Ky i fundit i humbi dy ndeshjet e shtatorit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Manchester City në kampionat.

Por nuk mbaron këtu vuajtja për Deshampin, teksa vetëm pak minuta më parë, faqa zyrtare e Francës ka zyrtarizuar edhe mungesën e Paul Pogba. Tashmë kampionët e botës kanë më pak yje në përbërjen e tyre, ndërsa sigurisht lista e të mungesave do të ishte fantastike nëse përfshihej edhe Grizman. Për të zëvendësuar Pogban, Deshamp ka thirrur Matteo Guendouzi, lojtarin e Arsenalit që më shumë përflitet për ngjashmërinë e tij me David Luiz sesa për lojën që zhvillon.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top