You are here
Home > Kombëtarja U-16 > Tani i pret vetë Kroacia, Shqipëria U-16 ia del të fitojë mes tre golave ndaj Dinamos së Zagrebit

Tani i pret vetë Kroacia, Shqipëria U-16 ia del të fitojë mes tre golave ndaj Dinamos së Zagrebit

Ndonëse këto kohë vëmendja është fokusuar tek Kombëtaret e mëdha të cilat po zhvillojnë ndeshjet e rradhës për eleminatoret e kampionatit Europian, nuk duhen lënë pas edhe përfaqësueset e grupmoshave. Pikërisht Shqipëria U-16 po zhvillon turin e saj të turneut “Etlinger2019”, teksa ditên e djeshme ka mundur të marrë një rezultat tepër pozitiv.

Djemtë e vegjël të Elvis Sinës, arritën të mposhtnin skuadrën e Dinamos së Zagrebit të 16-vjeçarëve me rezultatin e ngushtë 2 me 1. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërsa në të dytë kuqezinjtë tanë, arritën të zhbllokonin rezultatin me finalizimin e Celas. I menjëherëshëm ishte edhe kundërpërgjigja e klubit kroat, teksa barazuan shifrat në vetëm 5 minuta më pas. Golin e ndeshjes dhe të fitores njëkohësisht për kuqrzinjtë tanë, arriti ta shënonte Bajraktari, i cili i dha edhe fitoren kuqezinjve tanë të vegjël.

Gjatë paradites së sotme, Shqipëria U-16 do të ndeshet me Kroacinë U-16, sfidë kjo që do të përcaktojë edhe vendin e tretë e turneut “Etlinger 2019”. Kjo sfidë është programuar për t’u zhvilluar në orën 9:30 dhe do të jetë përballja e fundit e 16-vjeçarëve tanë për këtë turne./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top