You are here
Home > Kombëtarja > Tani edhe për Rezart Ramën, Greqia nuk ndalet me lojtarët shqiptarë

Tani edhe për Rezart Ramën, Greqia nuk ndalet me lojtarët shqiptarë

Greqia nuk po ndalet me lojtarët shqiptarë për t’i afruar në Kombëtare, për ta nisur që nga grupmoshat dhe te A-ja. Ndërkohë në mediat fqinje raportohet se një tjetër futbollist është vendosur në planet e helenëve.

Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin që luan me Nottingham Forest U-23, Rezart Rama. Një njohje e vjetër për ta pasi ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Ky i fundit ka luajtur për grupmoshat e vogla të Shqipërisë. Por nuk ishte i përfshirë në listën e fundit që u publikua nga ana e trajnerit Alban Bushi.

Çfarë do të ndodhë me Rezart Ramën? “Sporttime.gr” shkruan se lojtari ka interes edhe nga Greqia, ndërsa shpresat janë të mëdha që lojtari të bëj këtë zgjedhje. Tashmë jemi vetëm në fazën e raportimit të mediave, ndërsa duhet të presim edhe vendimin përfundimtar të lojtarit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top