You are here
Home > Kryefaqja > Talentin nga Vushtrria e refuzojnë për shkak të dokumentacionit, trajneri Haxhiu e pret sërish në Gjermani  

Talentin nga Vushtrria e refuzojnë për shkak të dokumentacionit, trajneri Haxhiu e pret sërish në Gjermani  

Skender Haxhiu është trajneri shqiptar që prej një kohësh trajnon të rinjtë e ekipit gjerman Fc Nürnberg. Përtej punës si trajner, Haxhiu po shërben si një ambassador mjaft i mirë edhe për talentet e Kosovës e veçanërisht qytetit të Vushtrisë. Në bashkpunim edhe me dy menaxherët e tjerë, Argjend Uka dhe Besnik Bajrami, në nentorin të viti 2018 i mundesuan provën teknike pikërisht me të rinjtë e Fc Nürnberg për lojtarin Krenar Halili.

Pëegatitjet shkuan mirë për të riun Halili, por mungesa e dokumentacionit nga ana e prindërve të tij bëri që futbollistit t’i mohohet e drejta e qendrimit. Gjermania e konsideroi rastin si lojtar që vinte nga vendet e treta dhe pa prezencën e prindërve Halili nuk mund të qendronte.

Megjithatë gjatë këtij muaji një shanc i dytë pritet për Krenar HAlilin për një tjetër provë teknike atje ku e pret trajneri Haxhiu. Shqiperia.ch mëson se Halili do të pajiset me vizë gjatë ditës së enjte për t’u nisur sërish drejt Gjermanisë. Kujtojmë se për talentet shqiptarë mundësi të tilla kanë qenë të limituara. Për t’u vlerësuar mbetet puna e gjitha aktorëve sportiv që kontribuojnë në promovimin e të rinjve./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top