You are here
Home > Boks > Takim mes Dalipit dhe Poturak, pritet të sjellin organizatë botërore “KOK” në trevën shqiptare

Takim mes Dalipit dhe Poturak, pritet të sjellin organizatë botërore “KOK” në trevën shqiptare

Sporti nuk përfshin vetëm pjesën e futbollit, megjithëse kjo e fundit ndiqet më në masë nga shqiptarët. Gjithashtu një fushë shumë e preferuar është edhe ajo e sportit luftarak, ku përfshihet kikboksi, boksi apo MMA.

Por sigurisht që në vëndet e vogla mungojnë edhe organizime të tilla, pasi kanë një kosto shumë të lartë. Pavarësisht shikueshmërisë që të madhe që ka në gjithë botën, ku më e pëlqyer mbetet MMA.

Në Maqedoni është duke u projektuar edhe zhvillimi i ndeshjeve të mbështetura nga organizata botërore KOK, që ndryshe quhet edhe “King of Kings”. Aty duelojnë “luftëtarët” më të mirë, ndërsa do të sillet nga ish-menaxheri i parë në sportet luftarake Evren Dalipi, së bashku me Ili Risteski, që do të ketë edhe rolin e ndihmësit.

Dalipi është takuar në Shkup me kikboksierin e mirënjohur dhe me famë botërore, Dzevad Poturaku, që ka qenë kampion bote në “WAKO” dhe tashmë mban titullin si kampion Europe. Në këtë takim është folur pikërisht për mbajtjen e këtyre organizimeve që pritet të zhvillohen jo vetëm njëerë gjatë vitit, ndërsa në plan ideohet edhe një shtrirje në Shqipëri, atje ku do tw pwrfshihet edhe “MMA”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top