You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Sulmuesi i Chelsea luan me Shqipërinë, Broja: E vendosa edhe para Anglisë!

Sulmuesi i Chelsea luan me Shqipërinë, Broja: E vendosa edhe para Anglisë!

Para disa ditësh “Shqiperia.ch” ka publikuar në mënyrë ekskluzive se sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, do të zbriste me Shqipërinë U-19. Ashtu edhe ka ndodhur, me lojtarin e anglezëve që gjendet në një tur grumbullimi nga trajneri Nevil Dede.

Këtu po shihen lojtarë të prespektivës për Kombëtaren, ndërsa një zgjedhje e re është ajo e ndjekjes së talenteve shqiptarë që vijnë nga Anglia. Të shumtë janë në numër, ndërsa i premtojnë prurje me kualitet të lartë edhe trajnerit të Kombëtares A, që aktualisht quhet Kristian Panuçi.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Broja shprehet se dëshiron të luajë me Kombëtaren A, ndërsa kuqezinjtë i vendoste edhe para Anglisë. “Dëshira është e madhe për të luajtur me Shqipërinë e parë. Madje gjithmonë kur më pyesnin se për kë do të luash, duke futur edhe Anglinë, thoja se më pëlqejnë më tepër kuqezinjtë”, ka thënë Broja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top