You are here
Home > Kombëtarja > Sulmuesi grek ngelet pa fjalë nga Migjen Basha: Arisi kishte vite që e priste një lojtar të tillë

Sulmuesi grek ngelet pa fjalë nga Migjen Basha: Arisi kishte vite që e priste një lojtar të tillë

Sulmues grek, Aggeloudis, aq shumë i njohur për tifozët e Arisit, ka bërë një analizë të gjatë për skuadrën ku tashmë janë bërë pjesë edhe dy futbollistët e Kombëtares, Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha.

Në një intervistë për “Metrosport”, sulmuesi grek është shprehur i mahnitur nga debutimi i futbollistit të Shqipërisë, Migjen Basha, në takimin e djeshëm ndaj Levadikos, duke thënë se Arisi kishte vite që e priste një lojtarë të tillë.

“Është shumë e vështirë që të veçoj një futbollist nga ish-skuadra ime, nga ajo që pashë në fushën e lojës ditën e djeshme. Gjithsesi, Basha më ka pëlqyer jashtëzakonisht. Ne kishim vite që e prisnim ta shihnim një lojtar të tillë te Arisi. Nuk mund ta gjesh aq lehtë”, ka thënë sulmuesi grek. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top