You are here
Home > Kombëtarja > Sulmi shqiptar premton për të ardhmen, Vrioni stërvitet përkrahë Ronaldos me ekipin e parë

Sulmi shqiptar premton për të ardhmen, Vrioni stërvitet përkrahë Ronaldos me ekipin e parë

Brezi i ri i lojtarëve shqiptarë premton vërtet shumë për të ardhmen. Madje, goli duket të mos jetë më një problem për Kombëtaren kuqezi kur shohim të rinjtë që i përkasin këtij reparti si dhe ekipet me të cilët bëjnë pjesë. Pas Manajt duke u stërvitur në krahë të yjeve të Barcelonës, apo edhe Brojës që iu bashkua ekipit të parë të Chelseat në stërvitje, një tjetër emër e përjeton një fat të tillë.

Në muajin janar u transferua te 23-vjeçarët e Juventusit, ndërsa tani Sarri i ka dhënë Vrionit mundësinë të jetë në seancat stërvitore të ekipit A të bardhezinjve. Kështu 22-vjeçari shqiptar pati rastin për të treguar aftësitë e tij në fushë si dhe të fitojë shumë nga yjet e sulmit bardhezi, si Ronaldo apo Dybala. Vrioni duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Manaj, megjithëse shanset për një ftesë në ndeshjet e Serie A nuk janë në favor të tij duke parë emrat që mbulojnë repartin e sulmit për “Zonjë e Vjetër”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top