You are here
Home > Futbolli Shqiptar > STOP DËNIMEVE KOLEKTIVE/ Parrulla ishte e izoluar, nuk përfaqësonte tifozërinë e Partizanit

STOP DËNIMEVE KOLEKTIVE/ Parrulla ishte e izoluar, nuk përfaqësonte tifozërinë e Partizanit

Në takimin mes Partizanit dhe Skënderbeut, më shumë sesa vetë rezultati i ndeshjes, një banderolë do të merrte gjithë vëmendjen e mediave shqiptare, por sidomos të atyre përtej kufirit.

Më saktësisht flitej për një shkrim që i dedikohej vrasjes së një shtetasi grek në Shqipëri, pasi më parë i kishte hapur zjarr forcave të policisë, e për të vazhduar me ato Renea. E megjithatë, ai reagim i disa prej tifozëve të Partizanit, nuk mund të përtypet lehtësisht, pasi parulla: “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, na ul në të njëjtin nivel me njerëzit që i kritikojmë aq shumë.

Sa i përket kësaj teme, një opinion ka dhënë edhe gazetari sportiv në Shqipëri, Ervin Baku, i cili thekson faktin se dy tifozë nuk mund të përfaqësojnë gjithë përkrahësit e Partizanit, ndërsa futbolli pa këta të fundit, thjeshtë humbet kuptimin e tij.

Partizani është dënuar nga Komisioni i Disiplinës të FSHF-së  me dy ndeshje pa tifozë, për shkak të asaj banderole raciste të hapur në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e madhe.

Parrulla e shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së Partizanit ishte dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit. Por parrulla nuk përfaqësonte tifozërinë e Partizanit. A ka kamera stadiumi “Selman Stërmasi”??? Nëse po, Federata Shqiptare e Futbollit të identifikojë autorët e parrullës dhe t’i dënojë me ashpërsinë më të madhe. Nëse nuk ka, të detyrojë stadiumin të pajiset me kamera një orë e më parë.

Të detyrojë të gjithë stadiumet të pajisen me kamera. STOP DËNIMEVE KOLEKTIVE!!! Futbolli është i shëmtuar në stadiume bosh. Shumë i shëmtuar. Futbolli luhet për tifozët. Ata janë pjesë e pandashme e tij. Nga Ervin Baku

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top