You are here
Home > Kryefaqja > “Stil i mrekullueshëm i lojës”, Valdet Rama i impresionon menjëherë në Gjermani

“Stil i mrekullueshëm i lojës”, Valdet Rama i impresionon menjëherë në Gjermani

Valdet Rama e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re në Gjermani me Mepenin, teksa ka shënuar në debutim kundër Carl Zeiss Jena. Rezultati do të mbyllet në shifrat 3-0, ndërsa goli i parë erdhi pikërisht nga lojtari shqiptar.

Vetëm pak ditë më parë Rama do të largohej nga Kukësi, për të nisur aventurën e re në kategorinë e tretë gjermane. Vlerësimet nuk do të mungonin edhe në mediat pranë klubit të Mepenit, që veçojnë stilin e lojës që ka ky futbollist.

“Valdet Rama e ka shpërblyer stilin e shkëlqyeshëm të lojës me një gol në minutën e 64. Pikërisht ky gol i epërsisë ishte edhe momenti kulminant i lojës”, shkruhej në përshkrimin e “Meppen.de”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top