You are here
Home > Formula 1 > Sporti i vetëm ku mungojnë shqiptarët, “Formula 1” do e ketë një të tillë falë Zendelit

Sporti i vetëm ku mungojnë shqiptarët, “Formula 1” do e ketë një të tillë falë Zendelit

“Formula 1” është sporti i vetëm, në të cilën shqiptarët nuk janë protagonist. E pamundur të gjeje një pilot nga Shqipëria që garonte në të, megjithëse është aq popullor dhe i ndjekur.

Por historia do të ndryshojë, e për këtë mendon Lirim Zendeli. I lindur në Shkup dhe i rritur e formuar në Gjermani, Zendeli do të jetë shqiptari i parë që do të garojë në këto nivele. Piloti i F4, për momentin është në kërkim të sponsorëve, që do t’i mundësonin një ngritje në karrierë.

E gjithë lufta është vetëm në këtë drejtim, pasi shqiptari premton shumë, për të shkuar larg me makinën e tij. Të gjitha shanset ekzistojnë që në një kohë jo shumë të largët, ai t’i bashkohet “Formula 1”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top