You are here
Home > Kombëtarja > Spektakli i Panuçit: Do marr Hafizin kur të humb, pyetini lojtarët sa i ashpër jam

Spektakli i Panuçit: Do marr Hafizin kur të humb, pyetini lojtarët sa i ashpër jam

Prej afro 1 viti e gjysëm Kristian Panuçi është në krye të kombëtares shqiptare, ku prej tij pritet që të vijë një revolucion tek skuadra. Këtë gjë e kemi parë edhe gjatë kësaj periudhe me lojtarët e shumtë të grumbulluar, teksa është kritikuar shpesh herë nga media dhe opinionistët vendas.

Përtej këtyre kritikave, italiani ka mundur të sjellë një frymë të re tek kuqezinjtë, ku nuk mohohet fakti që lojtarët e rinj e me kualitet që i janë bashkuar Shqipërisë, kanë qënë të shumtë.

Në vigjilje të eleminatoreve të kampionatit europian, Panuçi, prej disa javësh po udhëton në kampionate të ndryshme për të vëzhguar nga afër lojtarë të rinj, që mund të jenë në planet e tij gjatë kualifikueseve. Jo më larg sesa dje, ai është ndalur tek Superliga jonë, ku ka ndjekur nga afër edhe sfidën mes Partizanit dhe Kastriotit. Pas këtij impenjimi, 45 vjeçari që drejton Kombëtaren ka dhënë një intervistë për “Supersport”.

Në këtë prononcim të tijin, ai ka folur gjatë, nga lojtarët deri tek karakteri i tij gjatë ushtrimit të profesinoni të trajnerit. Panuçi u shpreh se ka një ego që nuk e pranon dot humbjen dhe nga ana sportive duhet të jetë më i qeshur në sy të të tjerëve. Mes të tjerash ai ka patur edhe një “thumbim” për kritikun e tij, Astrit Hafizin duke iu drejtuar gazetarit se në qoftëse humbasin sërish, do të marri Hafizin të prononcohet pas ndeshjes.

“Nuk e pranoj dot humbjen, por e pranoj që duhet të jem më i qeshur dhe sportiv, që ta reflektoj edhe të tjerët. Nëse humbas sërish, do marrim Hafizin në konferenca pas ndeshjes.
Kur bëhet fjalë për futbollistët, raporti është ndryshe. Duhet një seriozitet dhe profesionalizëm. Ka dy mënyra, të punosh mirë ose keq. Nëse punon mirë, ka rregulla, dhe duhen zbatuar. Jemi në Kombëtare. Në ato 1 orë e gjysmë, dua rregull maksimal. Jashtë, mund t’i pyesni vetë sa i ashpër jam”, u shpreh Panuçi mes të tjerash. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top